2013-01-28 17:18:19

Ndjesë e plotë për të sëmurët e njerëzit, që u qëndrojnë pranë.


Me rastin e Ditës së të Sëmurit, që do të kremtohet më 11 shkurtin e ardhshëm, Benedikti XVI u jep ndjesën e plotë (domethënë shlyerjen e kohës, që duhet kaluar në Purgator për mëkatet e rrëfyera gjatë jetës), të gjithë atyre që, duke ndjekur shembullin e Samaritanit të Mirë, me shpirtin plot fe e mëshirë, e vënë vetveten në shërbim të vëllezërve të vuajtur e, në se sëmuren edhe vetë, i mbartin dhimbjet dhe trazirat e jetës, duke e lartuar me besim të përvuajtur shpirtin kah Zoti e duke dhënë, kështu, një dëshmi të vyer feje, përmes udhës së Ungjillit të vuajtjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.