Më 4 shkurt koncert për nderë të Papës ofruar nga Presidenti Napolitano
Mjeshtri i njohur Zubin Metha do të dirigjoj orkestrën Maggio fiorentino të hënën
më 4 shkurt në ora 18.00 në Sallën e Palit VI në Vatikan, në një koncert ofruar nga
Presidenti i Republikës së Italisë Giorgio Napolitane për nderë të Papës Benediktit
XVI. Gjatë këtij koncerti do të ekzekutohen pjesë të Giuseppe Verdit “La forza del
destino” dhe simfonia n. 3, “Eroica”, të Ludwig van Beethiovenit.