Kardinali Bertone, Kodi kanonik i Kishës përtërinë traditën
Kodi i së drejtës Kanonike Kishtare, shpallur tridhjetë vjet më parë, përvjetori i
të cilit bie sot, “vjen tek ne në vazhdimësi me traditën ligjore kishtare dhe në të
njëjtën kohë na paraqet edhe aspekte të reja, që burojnë nga Koncili i II i Vatikanit,
posaçërisht në fushën e ekleziologjisë”. Këtë nënvizon Sekretari i Shtetit të Vatikanit,
kardinali Tarçizio Bertone. Papa, njofton kardinali Bertone duke iu referuar ditës
së studimit në një simpozium me temë ‘Kodi: një reformë e dashur nga Koncili’, “uron
që takimi të nxisë reflektimin e mëtejshëm mbi rëndësinë e së drejtës kanonike në
Kishë, si instrument të veçantë për të mbështetur dëshminë dhe ungjillëzimin e ri”.
Simpoziumi, organizuar në Romë nga Këshilli Papnor për tekstet ligjore, me rastin
e 30-të vjetorit të Kodit Kanonik, në bashkëpunim me Institutin ndërkombëtar të Luganos
për të drejtën kanonike dhe të drejtën e krahasuar të feve, me fondacionin Gjon Pali
II dhe me fondacionin Jozef Ratcinger, ka në program edhe një tryezë të rrumbullakët
me titull ‘Përtëritja në vazhdimësi’. Bazat dhe parimet e hermeneutikës kanonike kishtare,
për çka flasin kardinali Francesco Coccopalmerio, president i Këshillit Papnor të
teksteve ligjore dhe kardinali Velasio De Paolis, president i merituar i Prefekturës
për çështje ekonomike të Vatikanit. Në këtë takim studimi paraqiten edhe aktet
e simpoziumit të mëparshëm, organizuar në Lugano e kushtuar ‘Gjon Palit II, ligjvënësit
të Kishës. Bazat, risitë e hapjet, për çka flasin Libero Gerosa, që përgatiti aktet
e simpoziumit dhe Giuseppe Costa, botuesi i akteve. Sot pasdite, në ora 17.30 pjesëmarrësit
e simpoziumit kushtuar ‘Kodit Kanonik të Kishës’ marron pjesë në Lutjet e Mbrëmësores
në bazilikën romake të Shën Palit jashtë Mureve, kryesuar nga Papa Benedikti XVI,
me rastin e festës së kthimit të Apostullit të Popujve dhe të mbylljes së Javës së
lutjes për bashkimin e të krishterëve.