2013-01-24 16:45:07

Tirana do të ketë një Xhami të re Ethem Beut


Xhamia e re e Ethem Beut në Tiranë do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve, tha kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë një takimi të zhvilluar më 17 janar në kryeministri me Kreun e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça.
Lajm u bën i ditur nga zyra e shtypit të kryeministrisë së Tiranës me anë të një njoftimi për shtyp. Sipas njoftimit, Kreu i ekzekutivit, duke folur për Xhamin e re në kryeqytet, u shpreh optimist për avancimin e procedurave për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Berisha gjithashtu vlerësoi me kënaqësi, që ka filluar puna e projektimit të kësaj xhamie, që do të ngrihet në vendin tradicional dhe historik të Namazgjasë.
"Ajo jo do të jetë xhamia e të gjithë shqiptarëve dhe një monument i shkëlqyer i arkitekturës islame, që do të mishërojë edhe traditën e gjatë dhe origjinale të xhamive shqiptare. Duhet të kujtoj me këtë rast se hapja e xhamisë së Ethem Beut në Tiranë për shërbimet fetare ka qenë një nga veprimet e para të Partisë Demokratike," u shpreh Kryeministri i Shqipërisë.
Kryeministri Berisha e siguroi zotin Haxhi Selim Muça se qeveria do të marrë të gjitha masat dhe do të japë të gjithë mbështetjen që punimet për xhaminë e re të fillojnë në muajin mars.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, që mori pjesë në takim, e garantoi Haxhi Selim Muça për përfundimin e shpejtë të procedurave të dhënies së lejes së ndërtimit, sapo projekti të jetë dorëzuar.
Në takim mori pjesë edhe drejtori i Fondacionit Sema, Mustafa Oxhan, i cili është një nga financuesit e këtij ndërtimi. Haxhi Selim Muça shoqërohej nga arkitekti i xhamisë, nga nënkryetarët e Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, si dhe kancelari Ali Zaimi.(nga ATSH-ja)







All the contents on this site are copyrighted ©.