2013-01-23 17:48:11

Papa emëron imzot Xhojën, president të “Peregrinatio ad Petri Sedem”


Benedikti XVI emëroi për një trivjeçar, si president të “Peregrinatio ad Petri Sedem”, imzot Françesko Xhojën, kryeipeshkëv nderi i Kamerino-San Severino Marke dhe delegat papnor për Bazilikën e Shna’Ndout në Padovë. Detyra e këtij organizmi të Kuries Romake është mikpritja e shtegtarëve, që vijnë në Romë, në selinë e Shën Pjetrit. Lindi si nevojë për të koordinuar besimtarët, që vinin në Vatikan, me rastin e jubileve kishtare, por sot, ndjek edhe veprimtarinë e zyrave të ndryshme dioqezane për shtegtimet në Romë e në shenjtëroret kryesore të botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.