Gjithnjë i lartë, tensioni ndërmjet trupave franceze e lokale të Malit dhe grupeve
xhihadiste, që po mundohen të marrin në dorë fatet e vendit afrikan. Forcat e Parisit
po bombardojnë Timbuktunë, qytetin, që do të bëhej seli e liderit libian Gedafi, por
tani është shtabi i përgjithshëm i rebelëve islamistë. Kriza në Mali ishte dje
në qendër të punimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Sekretari i Përgjithshëm
i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun nuk ka asnjë dyshim: nuk mund të ketë kthim mbrapa
në luftën kundër terroristëve të Azauadit. Sipas të dhënave në dispozicion të Këshillit
të Sigurimit, islamistët mund të sulmojnë kryeqytetin malian Bamako.