2013-01-22 15:27:10

Papa priti në Vatikan për herë të parë Sekretarin e Partisë Komuniste të Vietnamit


Ati i Shenjtë Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, në audiencë, Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit, Shkëlqesinë e Tij, zotin Nguyèn Phu Trong. Më pas Sekretari i Përgjithshëm e delegacioni përcjellës kanë takuar Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Hirësinë e Tij, kardinalin Tarcisio Bertone, shoqëruar nga Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet, Shkëlqesia e Tij, imzot Dominique Mamberti.
Është hera parë që një Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Vietnamit takon Atin e Shenjtë Papë e përgjegjësit e tjerë të Sekretarisë së Shtetit të Selisë së Shenjtë. Në bisedimet e përzemërta, që zgjatën gati 30 minuta, u trajtuan tema me interes për Vietnamin dhe për Selinë e Shenjtë dhe u shpreh dëshira që, sa më shpejt të jetë e mundur, të zgjidhen disa situata ende problematike e të përforcohet bashkëpunimi ekzistues, me dobi dhe rëndësi të madhe.
Në vitin 2009, Benedikti XVI pati pritur në audiencë Presidentin e Vietnamit Nguyen Minh Triet. Vatikani e Vietnami i ndërprenë marrëdhëniet diplomatike para 37 vjetësh, pas pushtimit të Sajgònit, por prej kohësh ka filluar një farë afrimi dhe dialogu. Pikërisht, për normalizimin e marrëdhënieve, në janar të vitit 2011, Vatikani emëroi si përfaqësues papnor jo rezident në Vietnam, imzot Leopoldo Xhirelin.







All the contents on this site are copyrighted ©.