2013-01-22 14:17:11

Papa emëron Scelzon zëvendësdrejtor të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.


Papa Benedikti XVI ka emëruar sot Angelo Scelzo zëvendësdrejtor të ri të Sallës së shtypit të Selisë së Shenjtë. Gazetari Scelzo, deri më tani zëvendëssekretar i Këshillit Papnor për Komunikimet shoqërore, do të punojë pranë atë Ciro Benedettinit, zëvendës drejtorit aktual të Sallës së Shtypit të Vatikanit e posaçërisht do të ndjek nga afër akreditimin e gazetarëve pranë Selisë së Shenjtë. Në të njëjtën kohë, drejtor i këtij organizmi të Vatikanit mbretet atë Federico Lombardi.







All the contents on this site are copyrighted ©.