2013-01-22 15:15:35

Papa emëron imzot Viganò-në drejtor të Qendrës Televizive të Vatikanit


Ndryshime në mediat e Vatikanit. Papa emëroi sot drejtorin e ri të Qendrës Televizive të Vatikanit, i cili bëhet edhe sekretar i Këshillit Administrativ të këtij organizmi. Ai është imzot Dario Edoardo Viganò, pedagog në Institutin Baritor “Redemptor hominis” të Universitetit Papnor Laternanes dhe president i Fondacionit “Enti i Spektaklit” në Itali. Imzot Viganò merr kështu në dorë detyrën e kryer deri tani nga atë Federiko Lombardi, jezuit, i cili vazhdon të jetë drejtor i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë dhe i Radio Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.