2013-01-22 15:49:22

Në Mali, rebelët tërhiqen


Ushtarët francezë dhe trupat e rregullta të Bamakosë rimorën dje në dorë Xhabalin dhe Duencën në Mali. Filloi sot sulmi për të dëbuar islamistët nga qyteti simbol, Timbuktu. Ndërkaq, forca afrikane, që do të zëvendësojë francezët ka arritur në njëmijë ushtarë, por në planin diplomatik, ka dezertime nga fronti i përkrahësve të Parisit. Egjipti i presidentit Mohamed Morsi u shpreh kundër ndërhyrjes, pasi sipas partisë së “Vëllezërve Myslimanë”, ajo mund të destabilizojë rajonin e Sahelit.







All the contents on this site are copyrighted ©.