Dy atentate në Siri. OKB-ja, thellësisht e shqetësuar për gjendjen
Në Siri vazhdojnë luftimet. Mëse 30 vetë u vranë në një atentat kamikaze në Salmijeh,
në provincën qendrore të Hamës. Dhjetra të vdekur edhe në Damask, për një shpërthim
në lagjen e Dumarit, ndërsa në të gjithë vendin, vazhdojnë ndeshjet ndërmjet përkrahësve
e kundërshtarëve të presidentit Bashar Al Asad. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
dhe përfaqësuesi i veçantë për Sirinë, Lakhdar Brahimi shprehën shqetësimin dhe ankthin
e tyre të thellë për gjendjen në vend, e cila tashmë, karakterizohet veç nga shkatërrimi
e vdekja.