2013-01-19 12:21:50

Me 19 janar 1732 u hap kolegji arbëresh i Shën Adrianit


Si sot, me 19 janar 1732 Kisha Arbëreshe çeli në Kalabri kolegjin e Shën Adrianit, sipas vullnetit të Papës Klementit XII, një institucion ky i rëndësishëm për ruajtjen e identitetit dhe kultivimin e vlerave shpirtërore, kulturore dhe etnike të Arbëreshëve.
Në këtë kolegj studiuan dhe u formuan personalitete të ndryshme kishtare e kulturore shqiptare si Jeronim De Rada, Markianò, Luigj Gurakuqi, Aleksandër Xhuvani, Kolë Kamsi e të tjerë.
Kolegji arbëresh i Shën Adrianit, kjo vatër shpirtërore e kulturore është e një rëndësie të jashtëzakonshme për rolin dhe kontributin që pat në fushën kulturore e atdhetare në ruajtjen e shpirtin arbëresh ndër shekuj deri në ditët tona.







All the contents on this site are copyrighted ©.