2013-01-18 16:15:30

Papa zgjedh kardinalin Ravazi për të predikuar në ushtrimet shpirtërore për Kreshmët 2013 të Kuries romake


Në ushtrimet shpirtërore tradicionale të Kuries Romake për Kreshmët 2013 do të predikojë kardinali Ravazi, kryetar i Këshillit Papnor të Kulturës. E zgjodhi vetë Papa, zgjedhje që dëshmon edhe një herë besimin e edhe nderimin e Benediktit XVI ndaj prelatit të lartë, i pari kryetar dikasteri, të cilit i besohet detyra për t’i prirë lutjes në tërheqjen kreshmore, gjatë papnisë së Jozef Ratzinger.
Kardinali Ravazi është predikatari i katërt i ushtrimeve shpirtërore gjatë papnisë në vijim. Paraardhësit e tij ishin kardinali Marko Ce, ish-Patriark i Venedikut (2006); kardinali Xhakomo Bifi, ish-kryeipeshkëv i Bolonjës (2007); kardinali biblist francez, Albert Vanhoi (2008); kardinali nigerian, Frensis Arinze, ish-prefekt i Kultit Hyjnor, (2009), saleziani imzot Enriko Dal Kovolo, tani rektor i Universitetit Lateranens (2010), karmelitani francez, Fransua-Mari Letel (2011) dhe, vitin e kaluar, kardinali kongolez, Laurent Monsengvo Pasinia, kryiepshkëv i Kinshasës.







All the contents on this site are copyrighted ©.