2013-01-18 17:21:08

Papa miraton zgjedhjen e Patrikut të koptëve katolikë


Benedikti XVI i njohu Fortlumturisë së Tij, imzot Ibrahim Isak Sidrak, Communio ecclesiastica, apo bashkimin kishtar, pas zgjedhjes së tij kanonike si Patrik i koptëve katolikë të Aleksandrisë, më 15 janar 2013, nga Sinodi i kësaj Kishe patriarkale, që është në bashkim me Selinë e Shenjtë. Fortlumturia e tij, Patriku Sidrak, 58 vjeç, deri tani ipeshkëv i Minia-s, zë vendin e kardinalit Antonios Naguib, që dha dorëheqjen për arsye shëndetësore.







All the contents on this site are copyrighted ©.