2013-01-16 17:11:54

Thirrje e Papës: t’i lypim me ngulm Zotit dhuratën e bashkimit të të krishterëve.


Në përfundim të audiencës së përgjithshme, Papa kujtoi se pasnesër, të premten, më 18 janar, do të fillojë Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, këtë vit me temë: “Çka kërkon Zoti nga ne”, frymëzuar nga një fragment i librit të Mikesë Profet (cfr. Mi 6,6-8). I ftoj të gjithë të luten, tha Papa, duke i lypur me ngulm Hyjit dhuratën e madhe të bashkimit të të gjithë dishepujve të Zotit. Forca e pashterrshme e Shpirtit Shenjt na ndihmoftë për impenjim të sinqertë në kërkim të unitetit, që të mund të shpallim njëzëri se Jezusi është Shëlbuesi i botës.







All the contents on this site are copyrighted ©.