2013-01-15 14:26:14

Vatikani dhe hebrenjtë: kardinali Koch, Papa nuk kthehet prapa


“Mbi deklaratën ‘Nostra Aetate’, dokument i Koncilit të II Ekumenik të Vatikanit, Kisha katolike nuk kthehet prapa sepse nuk mund të vë në diskutim Koncilin: është e pamundur. E Ati i Shenjtë nuk mund të mohoi magjisterin e tij”. Kështu pohon presidenti i Komisionit të Vatikanit për marrëdhëniet fetare me hebraizmin, kardinali Kurt Koch gjatë intervistës dhënë Shërbimit Informativ Fetar në pragun e Ditës së Dialogut hebraiko-kristian që në Itali kremtohet më 17 janarin e ardhshëm. Kardinali zviceran përgjigjet kështu në mënyrë të qartë ndaj “shqetësimeve” që lind procesi i dialogut ndërmjet Selisë së Shenjtë e lefevërianëve të Vëllazërisë meshtarake Shën Piu X.
“ Hebrenjtë – thotë kardinali Koch – janë vëllezërit tanë të mëdhenj: sidomos ë vizionin e Benediktit XVI për sa i përket njësimit ndërmjet dy Besëlidhjeve biblike, me hebrenjtë jemi të lidhur në mënyrë të pazgjidhshme. Ky vështrim i qartë vjen në dritë nga deklarata konciliare ‘Nostra Aetate’. Në Kishën katolike nuk ka asnjë dyshim rreth vlerës që kjo deklaratë ka edhe sot. Është vetëm grupi i lefevërianëve që nuk e pranon, që nuk pranon dialogun ekumenik, marrëdhënien me hebrenjtë dhe lirinë fetare. E këto janë pikat themelore e qendrore të magjisterit të Atit të Shenjtë e nëse një grup i caktuar nuk e pranon një Koncil Kishtare e nuk pranon Magjisterin, duhet të pyesim si mund të konsiderohet si katolik. Ky është problemi themelor”. Kardinali Koch pastaj kujtoi edhe atë që pati thënë zëdhënësi i Vatikanit, atë Federiko Lombardi rreth fjalisë së ipeshkvit Fellay. “Çdo formë e antisemitizmit është një vepër jo e krishterë e Kisha katolike duhet të luftojë me të gjitha forcat e veta kundër këtij fenomeni”.







All the contents on this site are copyrighted ©.