2013-01-13 10:19:54

Benedikti XVI do t’i kushtohet këtë vit, Kishës Katolike në Itali


Të enjten, Papa priti në audiencë kardinalin vikar për dioqezën e Romës, Agostino Valini, së bashku me ipeshkvijtë ndihmës. Ky takim hap vizitat “ad Limina” të ipeshkvijve italianë, që do të vazhdojnë përgjatë gjithë vitit 2013. Kjo është edhe shenjë se Ati i Shenjtë, gjatë këtyre viteve të papnisë, i ka pritur të gjithë ipeshkvijtë e botës dhe fillon edhe një herë nga e para, takimin me bashkëpunëtorët e tij, që e ndihmojnë në qeverisjen e Kishës universale. Në audiencën e së enjtes, ishte i pranishëm imzot Guerino Di Tora, në mikrofonin tonë:
Papa e pyeti secilin prej nesh për veprimtarinë dhe për gjendjen në sektorin, që mbulojmë në dioqezë. Dolën gjëra të përgjithshme, si ndryshimi shoqëror i qytetit të Romës, marrëdhëniet me fetë jo të krishtera… Ka shumë qytetarë të rinj romakë, të cilët janë myslimanë, për shembull. E pastaj, sidomos gjendjet e vështira, varfëria. Papa u tregua mjaft i kënaqur me veprimtaritë bamirëse të Kishës në Romë.







All the contents on this site are copyrighted ©.