2013-01-11 15:30:07

Pakistan. Një sërë atentatesh ka shkaktuar mbi 110 të vdekur. Sulme kundër komunitetit shiit


Në Pakistan situata është jashtëzakonisht e tensionuar. Mëse 115 persona kanë humbur jetën dje në atentate, përgjegjësinë e të cilave e ka marrë grupe ekstremiste islame sunite të lidhura me Al Kaeden e talebanët, që kanë marrë në shënjestër komunitetin islam shiit.
Sulmet e dhunshme që kanë ndodhur në Quetta, por edhe në vende tjera të Pakistanit, i kanë nxitur liderët shiitë pakistanezë t’i kërkojnë ushtrisë së vendit marrjen e kontrollit në qytete për ta mbrojtur bashkësinë islame shiite.
Sipas raportit të fundit Human Right Watch, viti 2012 ka qenë ndër vitet më të përgjakshme për shiitët në Pakistan, me mëse 400 të vdekur. Dje sulme janë regjistruar edhe në luginën Swat e në Waziristan, në kufi me Afganistanin, që kanë ndezur përsëri luftën separatiste ndërmjet shiitëve e sunitëve islamë.







All the contents on this site are copyrighted ©.