2013-01-11 17:06:26

Ipeshkvijtë amerikanë i kërkojnë Kongresit të miratojë reformën e emigracionit


“Jo më të huaj”: ky ishte titulli i Javës kombëtare të Emigracionit, organizuar javën e kaluar nga Kisha Katolike në SHBA-të. Pikërisht këto ditë u mbushën 10 vjet nga Letra baritore për emigracionin, nënshkruar së bashku, nga ipeshkvijtë amerikanë dhe ata meksikanë. Nisma e ipeshkvijve merr rëndësi, edhe pse po diskutohet për reformën e ligjit mbi emigracionin, që akoma duhet miratuar nga Kongresi.
Pikërisht kongresmenëve, u drejtohen ata, me një letër në anglisht e spanjisht, duke u kërkuar të miratojnë një ligj, që të ketë parasysh nevojat e emigrantëve. Prelatët kritikojnë politikën e 20 vjetëve të fundit, duke e konsideruar tepër kufizuese dhe të orientuar vetëm nga problemi i sigurisë. Kisha Katolike kërkon t’u jepet mundësia emigrantëve të paligjshëm, të legalizojnë qëndrimin e tyre në SHBA-të dhe të parashikohet bashkimi familjar për të gjithë.







All the contents on this site are copyrighted ©.