2013-01-09 12:19:44

Papa: dhurata më e bukur që mund të bëjmë është ajo që bëjmë me zemër.


Atij njeriu që kërkon ta “zëvendësoi zemrën e angazhimin e dhurimit të vetvetes me dinarë, me sende materiale”, Ungjilli kujton se “Zoti nuk ka bërë kështu; nuk ka dhuruar diçka, por ka dhuruar vetveten në Birin e Tij të Njëlindurin”. Benedikti XVI ripohoi kështu gjatë katekizmit të Audiencës së sotme të Përgjithshme, mbajtur paradite në Vatikan, mbi misterin e madh të Hyjit, që ka zbritur nga Qielli tij për hy në mishin tonë njerëzor, duke nënvizuar se nëse nuk arrihet të “dhurohet diçka nga vetvetja”, realisht “dhurohet gjithmonë tepër pak”. Një qortim ky për të na nxitur të shqyrtojmë “modelin e dhurimit të jetës sonë, në mënyrë që marrëdhëniet tona, posaçërisht ato më të rëndësishme, të frymëzohet e të udhëhiqen nga dashuria e nga dhurimi i sinqertë e falas”.







All the contents on this site are copyrighted ©.