2013-01-07 12:34:09

Papa flet për krizën ekonomike, të luftohet spread-i por edhe dallimi ndërmjet të pasurve e të varfërve


Në fjalimin në fillim të vitit ri drejtuar trupit diplomatik të akredituar pranë Vatikanit, Benedikti XVI së pari tregon se në harresën e Zotit kemi zanafillën e dhunës ndërmjet njerëzve, e nga mënjanimi i Hyjit nga jeta vjen rreziku i një fanatizmi fetar.
Në rend të dytë Benedikti XVI denoncon një konceptim “të dyshimtë e të dykuptimtë” të të drejtave njerëzore, që i hap rrugën ligjeve në favor të abortit e të eutanazisë.
Së treti Papa tërheq vëmendjen ndaj rrezikut që vjen prej sulmeve kundër lirisë fetare e kundër përcaktimeve që burojnë nga ndërgjegjja njerëzore.
E Papa mbron lirinë e ndërgjegjes, që kërcënohet edhe në Perëndim. Fragmentet kryesore të fjalimit të tij, Ati i Shenjtë Ratcinger ia kushtoi çështjeve më universale e parimeve themelore që ka familja njerëzore në botë.
Së fundi, Benedikti XVI nuk harroi krizën ekonomike dhe pasojat e saj në jetën e popullsive civile, prandaj duhet luftuar spread por edhe hendeku ndërmjet të pasurve e të varfërve.
Nëse në krizën aktuale ekonomike po luftohet “spead-i” financiar, lypet luftuar edhe “mirëqenia shoqërore”, e t’i vihet freni “rritjes së dallimit ndërmjet pakicës së njerëzve, përherë e më të pasur, e shumicës së njerëzve, që në mënyrë të pandreqshme varfërohen”. Kështu pohoi Papa Benedikti XVI në fjalimin e tij drejtuar sot në Vatikan Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë.
“Nëse preokupon treguesi i dallimit ndërmjet taksave financiare – tha Papa në një fragment të fjalimit në fillim të vitit drejtuar Trupit Diplomatik pranë Shtetit të Vatikanit -, do duhet të na shqetësonte posaçërisht rritja e vazhdueshme e dallimit ndërmjet pak njerëzve, që përherë e më shumë pasurohen, e shumicës së njerëzve, të cilët në mënyrë të pashmangshme përherë e më shumë po varfërohen. Prandaj, nuk duhet të dorëzohemi para ‘spead-it të mirëqenies shoqërore’, po ta luftojmë atë të financës”. “Shtetet të orientohen e përqendrohen ndaj së mirës së përbashkët”, tha akoma Papa duke folur për situatën e krizës ekonomike, në Evropë, ku – tha ai- “disa Vende veç e veç mund të ecën ndoshta shumë më shpjet, por, së bashku, të gjitha sigurisht që do të shkojnë shumë më larg!”. Kështu tërhoqi vërejtjen Benedikti XVI në fjalimin e tij drejtuar Trupit Diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, me një thirrje drejtuar “Shteteve me ekonomi më të fortë të mos i lënë ato Shtete që janë më të pafuqishme në fatin e tyre”.







All the contents on this site are copyrighted ©.