2013-01-07 12:13:01

Famullia e Katedrales katolike e Shkodrës koncert për Vitin e Ri


Famullia Shën Shtjefni në Shkodër ka organizuar më 4 dhjetor koncertin tradicional me muzikë lirike e fetare për urimin e Vitit të Ri. Për më shumë se një orë, sopranoja e mirënjohur Marjana Leka së bashku me bas-baritonin, Luk Mllugja, shoqëruar në pianoforte nga Gjon Shllaku dhe Johannes Steber në trombë, përcollën tek publiku vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, ndër të cilat dominonin më tepër ato të karakterit fetar.
"Qëllimi i këtij koncerti, që tashmë po shndërrohet në një traditë të përvitshme, është mbyllja e aktiviteteve të festive të fundvititi dhe në të njëjtën kohë urimi për një vit të ri sa më të mbarë për të gjithë komunitetin, pa dallim besimi", u shpreh në përfundim të aktivitetit famullitari i Shkodrës, dom Govalin Sukaj.
Koncerti u organizua në bashkëpunim me Këshillin Baritor të bashkësisë kishtare të Katedrales së Shkodrës në sallën "Kardinal Mikel Koliqi" në Shkodër, ku të ftuar ishin përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare dhe drejtues të qeverisjes vendore.







All the contents on this site are copyrighted ©.