2013-01-05 13:47:58

Dita e Fëmijërisë Misionare


Këtë të diele, në shumë vende të botës, kremtohet Dita e Fëmijërisë Misionare. Parrulla e këtij viti është “Me Jezusin, mësoj të kem fe” e frymëzohet nga ajo e Ditës Misionare Botërore (Besova, prandaj fola), kremtuar më 21 tetor të vitit të kaluar. Në Vitin e Fesë, kjo temë u kërkon më të rinjve të bëhen protagonistë të jetës së tyre e ta ndjejnë se shoqërohen e edukohen nga shembulli i Jezusit Fëmijë. Deri aty, sa të bëhet e natyrshme pyetja: “Ç’do të kishte bërë Jezusi në këtë situatë?”.
Themeluar nga Papa Piu XII, në vitin 1950, Dita e Fëmijërisë Misionare është një çast i rëndësishëm formimi për të rinjtë. Lutjet e përgatitura prej tyre për meshën e sotme tërheqin vëmendjen ndaj vështirësive të bashkëmoshatarëve, viktima të braktisjes së prindërve, të dhunës, të sëmundjeve, të skllavërimit, të pamundësisë për të vazhduar shkollën. Në elter, ata sollën një glob e një objekt për secilin nga pesë kontinentet. Ofertat e meshës, fryt i kursimeve të fëmijëve, do të përdoren, sipas traditës, për projekte në të gjitha kontinentet.







All the contents on this site are copyrighted ©.