2013-01-03 15:51:59

Shqipëri: Kolegji pranon kërkesën e KQZ për 89 KZAZ në gjithë vendin


Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Të pranishëm në seancë janë përfaqësuesit e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso dhe përfaqësuesit e socialistëve, Eridian Salinji dhe Koli Bele. Relatori i çështjes në Kolegjin Zgjedhor është Andi Civici.
Sipas Kasos, rritja e numrit të qendrave të numërimit është domosdoshmëri, pasi do të sjellë rezultat më të shpejtë.” Aktualisht janë 66 qendra numërimi, janë të pamjaftueshme”- deklaroi Kaso.
Përfaqësuesit e PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë kanë kërkuar ndarjen e territorit zgjedhor në 100 ZAZ, nga 66 që ka qenë në zgjedhjet e 2009.
Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, e kundërshtuan këtë propozim duke e argumentuar me faktin se rritja e popullsisë nuk duhet të justifikohet me një numër më të madh ZAZ, ndërsa KQZ vetë kishte propozuar ndarjen në 76 zona. PD iu drejtua Kolegjit Zgjedhor pasi në KQZ nuk u arrit konsensusi nevojshëm.
Në mbledhjen e datës 21 dhjetor 2012, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projekt-vendimin e paraqitur nga Administrata e KQZ-së për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor për Zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2013. Në mbështetje të 180 dhe 27 pikat 2, 3 dhe 4 të Kodit Zgjedhor si dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile për numrin e zgjedhësve në të gjithë vendin, Administrata i propozoi Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve ngritjen e 89 ZAZ-ve në ndryshim nga 66 ZAZ që ishin në zgjedhjet ngritur në zgjedhjet e 2009.

Gjatë diskutimit të këtij projekt-vendimi përfaqësuesit e partive politike PD dhe PS, i propozuan Komisionit ngritjen respektivisht të 100 ZAZ dhe 75 ZAZ në të gjithë territorin e Republikës.
Pas diskutimeve të të gjitha propozimeve të përfaqësuesve të partive politike po edhe të anëtarëve të KQZ-së, kjo e fundit në unanimitet, me 7 vota pro, rrëzoi propozimin e PD e cila sugjeronte të ngrihen 100 ZAZ në të gjithë territorin e Republikës.
KQZ gjithashtu rrëzoi me 4 vota pro dhe 3 kundër, edhe propozimin e PS e cila sugjeronte të ngrihen 75 ZAZ në të gjithë territorin e Shqipërisë. KQZ nuk miratoi as propozimin e Administratës, i cili propozonte ngritjen e 89 ZAZ-ve në të gjithë vendin për shkak se për miratimin e tij duhej votim më shumicë të cilësuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.