2013-01-03 15:00:23

Patriku latin i Jerusalemit: të krishterët në Lindje të Mesme përjetojnë një kalvar të vërtetë


Situata për të krishterët në Lindje të Mesme është përherë e më e vështirë: kështu pohon Patriku Latin i Jerusalemit Fouad Twal, i cili bënë thirrje për solidaritet ndërkombëtar ndaj kësaj pakice fetare në Lindje të Mesme. Në këtë kontekst largimi i të krishterëve nga tokat e tyre në këtë rajon nuk ndalet. Po të dëgjojmë patrikun Twal në mikrofonin e Radio Vatikanit
“Situata është përkeqësuar. Në anën tjetër, ndër aspektet negative të vitit 2012, që ne kemi regjistruar janë edhe shumë sulme vandale kundër Kishave e kundër kuvendeve të krishtera, akte që janë bërë nga myslimanë e izraelitë. Faktet i kemi denoncuar gjithmonë pranë autoriteteve izraelite, duke nënvizuar rëndësinë e promovimit të edukimit të drejtë e të mirë. Unë pyes se si është e mundur që këta njerëz janë edukuar për të urryer tjetrin?! Edukimi i fëmijëve, nëpër shkolla, është një problem serioz. Është e vërtetë se autoritetet izraelite i kanë dënuar aktet e tilla, mirëpo, përveç fjalëve, nuk kam parë ndonjë gjë tjetër e kështu fajtorët nuk janë ndaluar".

Ju si patriark latin i Jerusalemin e shikoni me shqetësim edhe situatën siriane e atë të refugjatëve....

"Në të kaluarën unë thosha se ne këtu në Jerusalem jemi Kishë e Kalvarit, po tashmë e tërë Lindja e Mesme është Kishë e Kalvarit, madje situata në Siri është e më e keqe se e jona. Ne nuk mund ta harrojmë Sirinë, nuk mund t’i harrojmë të krishterët tanë që jetojnë atje. Nuk mund të heshim. Dhuna është në vetvete diçka për t’u dënuar. Pastaj gjëja më e keqe në Siri është e panjohura që do të vijë pas luftës. Nuk dimë çka do të ndodhë më pas, çka do të vijë. Ekziston një plan ndërkombëtar për ndryshimin e situatës, por për atë që do të vijë pas, përherë kemi një heshtje të plotë. A thua do të jetë më keq? Nuk e di...E kemi para nesh shembullin e Irakut, shembullin e Egjiptit,...e tani Sirinë: shihet qartë që do të jetë e njëjta gjë. Ne, natyrisht, shpresojmë që nuk do të jetë njësoj, e urojmë të mos jetë e njëjta gjë! Por të ndryshosh sa për të ndryshuar nuk shërben asgjë as për të drejtat njerëzore, as për respektimin e njeriut, as për paqen në Lindje të Mesme!"

Viti i Fesë çfarë Kishe gjen në Lindje të Mesme?

"Sivjet duhet të nënvizojmë mirë e mirë fenë tonë, sepse sinqerisht ne kemi nevojë, duke pasur para sysh kontekstit në të cilin jetojmë, që është i vështirë, i ndërlikuar: kemi nevojë për më shumë fe për t’i qëndruar përballë vështirësive e për të vazhduar dëshmimin më me entuziazëm të bukurisë së fesë në Krishtin".







All the contents on this site are copyrighted ©.