2013-01-03 16:00:03

Bursat evropiane dhe Uoll Strit shkojnë më mirë pas marrëveshjes mbi “fiscal cliff”


Ditë pozitive, e djeshmja, në Uoll Strit e në bursat evropiane. Presidenti amerikan Obama e fitoi betejën me republikanët, pasi Kongresi miratoi, në çastin e fundit, marrëveshjen për të shmangur rritjen automatike dhe pa dallim të taksave e të shkurtimeve në shpenzimet publike. Në thelb, ata që do të paguajnë më shumë janë të pasurit, megjithëse jo aq sa kishte parashikuar Obama, ndërsa familjet e shtresës së mesme të popullsisë do tëmund të përfitojnë nga lehtësime tatimore. Gjithsesi, marrëveshja është e pjesshme, siç vë në dukje Fondi Monetar Ndërkombëtar. Shkurtimet e shpenzimeve publike do të diskutohen në fund të shkurtit. Sidomos, duhet përballuar problemi i borxhit publik, që ceku kufirin e ligjshëm prej 16.400 miliard dollarësh. Brenda shkurtit, duhet fiksuar një kufi i ri, përndryshe SHBA-të rrezikojnë falimentimin.







All the contents on this site are copyrighted ©.