2013-01-02 13:04:52

Papa: një Fëmijë i vogël e i brishtë dhe një vajzë e panjohur e ndryshuan historinë tonë njerëzore


Koha e Krishtlindjes që po përjetojmë na shtynë të pyesim se si “ai Fëmijë i vogël e i brishtë solli në botë një risi kaq rrënjësore sa t’ia ndryshonte rrjedhën historisë?” : kështu u shpreh Papa Benedikti në Audiencën e parë të Përgjithshme të vitit 2013. “Zoti ka zgjedhur pikërisht gruan e thjesht e të përvujtë, në një fshat të panjohur, në njërën prej provincave më të largëta të perandorisë së madhe romake”, shtoi Ati i Shenjtë Jozef Ratcinger, për të cilin duke kundruar Shpellën e Betlehemit në dritën e Ungjillit “del në pah me qartësi përgjigjja në pyetjen ‘nga vjen Jezusi”.
“Prejardhja e tij e vërtetë – shpjegoi Papa teolog – është Ati Qiellor; Jezusi krejtësisht vjen Ai, por në një mënyrë të ndryshme nga çdo profet tjetër apo i dërguar nga Hyji që e kanë paraprij”, siç pohojmë në Besojmën, kur themi se “për virtyt të Shpirtit Shenjt është mishëruar në kraharorin e Marisë Virgjër”. “Pa atë – tha Papa - hyrja e Zotit në historinë njerëzore nuk do të kishte arritur cakun e vet e nuk do të kishte ajo që është qendrore në historinë e Rrëfimit të fesë: Zoti është Zot me ne”. “Kështu – theksoi Papa – Maria i përket në mënyrë të pashmangshme besimit tonë në Hyjin që vepron, që depërton në histori”. E edhe në “udhën e në jetën e fesë mund ta ndjejmë varfërinë tonë, papërshtatshmërinë tonë para dëshmisë që duhet t’i japim botës”, gjithmonë, “edhe ndër vështirësitë më të mëdha që duhet të përballojmë, përherë duhet të kemi besim në Zotin, duke përtëri fenë në praninë e tij e duke vepruar në histori, siç bëri Mari”. “Asgjë nuk është e pamundur për Zotin! Me Të ekzistenca jonë ecën përherë në tokën e sigurt dhe është e hapur ndaj një të ardhme plot shpresë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.