2012-12-30 15:43:55

Takimi i të rinjve të Taizë-së me Papën. Flet motër Sonila Meta


Takimi i Taizé-së në Romë arriti dje kulmin e vet, me takimin e të rinjve, ardhur në Romë nga e gjithë Evropa, me Papën Benedikti XVI në Vatikan. Dje, në orën 18.00, Sheshi i Shën Pjetrit u mbush plot e përplot dhe këngët e thjeshta, por të përshpirtshme, karakteristike për bashkësinë ekumenike të Taizé-së, u lartuan drejt qiellit së bashku me lutjet e të rinjve e të Atit të Shenjtë. Ndër të rinjtë, edhe ata shqiptarë, një autobuz me 50 vetë, që janë shpërndarë në tre famulli romake.
Nesër, ata do të marrin pjesë në festën e fundit të vitit, në Festën e Popujve, që është organizuar në famullitë ku strehohen, pas lutjes në pritje të Vitit të Ri 2013, që do të zhvillohet nga ora 23.00 deri në orën 24.00. Çdo ditë, lutja e Taizé-së organizohet në bazilika të ndryshme të Romës, për t’u dhënë mundësi të rinjve të ndjejnë ç’do të thotë të jesh në qendrën e krishterimit. Por për lutjen me Papën, të dëgjojmë motrën shqiptare Sonila Meta, murgeshë e motrave të Shën Andreut, të cilat ndihmojnë vëllezërit e Taizé-së në punën me rininë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.