2012-12-29 13:49:38

Vdekja e Atë Fishës në gazetën Corriera della Sera të vitit 1940


Tue shfletue nji libër të vjetër mbi Historinë e Shqipnisë, gjeta rastësisht nji copëz të preme të gazetes ma të madhe italiane “Corriere dell Sera”- 31 dicembre 1940 , në të cilen bahej ky njoftim: “La morte di Giorgio Fishta – il poeta nazionale albanese” - “Vdekja e Gjergj Fishtes – poeti kombtar shqiptar (Roma 30 dicembre). Këtë e skanarizova dhe e përktheva shqip:
“Vdekja e Gjergj Fishtes – poeti kombtar shqiptar”
(Rome me 30 dhjetor)
Erdhi lajmi nga Shkodra që per shkak të nji goditje zemre ka vdekë sot në mengjes At Gjergj Fishta i Urdhnit Françeskan (ofm), akademik i Italisë dhe shkrimtar i shquem shqiptar.
Fishta, i lindun në afersi te Shkodres ne vitin 1871, mbaroi studimet fetare në Bosnje dhe u kthye në atdhe mbasi u shugurue meshtar. Në Shkoder themeloi shkollen françeskane dhe filloi botimin e së përkohshmes “Hylli i Drites” . Të shumta jane botimet kulturore dhe letrare të cilave u dha jetë dhe zhvillim ky rregulltar. Poemat e tij, krijimet dramaturgjike dhe shkrimet e tij qyshe ne fillim u drejtuen në pergjithesi per dhanjen e impulsit të zgjimit të ndergjegjes patriotike shqiptare. Si drejtor i Shkolles Publike të françeskanve në Shkoder futi aty gjuhen kombtare qysh nga viti 1902, kur ajo ishte e ndalueme rreptesisht nga Qeveria osmane.
Mbas lëshimeve te kushtetutes turke të korrikut 1908, shqiptarët, te cilet kishin luejt nji rol me randesi në atë revolucion, deshten të mblidhshin forcat intelektuale dhe ti perfshijshin në nji bashkësi të perbashkët, por veshtirsia e parë në të cilen ndeshën ishte unjisimi i alfabetit. Në Kongresin shqiptar të mbledhun per këtë qellim mori pjesë At Gjergj Fishta, i cili ia arriti që të bante që alfabeti latin të pranohej, i cili ma vone u ba i perbashket dhe zyrtar per të gjithë Shqipninë.
Mbasi u ba nji nder eksponentet kryesor të Shqipnisë së ringjallun, ai morië në Konferencen e Paqes në Paris dhe ma vonë u emnue deputet dhe zevendes- president i parlamentit. Në shenj mirenjohje si mik i sinqert i Italise, per meritat e tija ndaj vendit të vet dhe per vlerat e botimeve të tij, u ftue në majin e shkuem me marrë pjesë në Mbretnore të Italisë.
Nder publikimet e shumta të At Gjergj Fishtes kanë randësi krijimet poetike të frymzueme në pergjithsi prej legjendave shqiptare dhe të prime me perkujtue ndjenjat kombetare. Veç poemes në tridhjet kangë të titullueme “Lahuta e Malcise” , ai ka shkrue hymne kishtare, lirika të ndryshme dhe satira me karakter politik.
Luigi Federzoni ka marrë masat që Akademia e Italisë të ketë perfaqesuesin e vet në funeral, dhe i ka dergue telegram ngushllimi familjes, kryeministrit të Shqipnisë, ministrit të Arsimit të Shqipnisë, parisë së etenve françeskan si dhe “Institutit Skenderbeg”, antarë i të cilit ishte i ndjemi i shquem.”
Përgatiti PAUL TEDESCHINI 30.12.2011







All the contents on this site are copyrighted ©.