2012-12-29 13:51:58

Në Spanjë, manifestim në mbrojtje të familjes së krishterë


“Familja e krishterë nuk kuptohet e keqtrajtohet”: kështu denoncon kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Spanjolle, kardinali Antonio Maria Rouko Varela, duke folur në një televizion katolik për manifestimin mbajtur në Madrid, me rastin e festës së Familjes Shenjte.
Mijëra pjesëmarrësit theksuan impenjimin e tyre në favor të familjes së krishterë, në qytetin, që është bërë qendër e rëndësishme për këto manifestime. Kryedioqeza e Madridit ka filluar të ashtuquajturin “Misioni-Madrid”, i cili synon Ungjillëzimin e Ri duke u nisur nga familja, qelizë bazë e shoqërisë.
Në intervistën e tij, kardinali Rouko Varela nënvizoi se në rrethanat e sotme historike, familja, jo vetëm nuk kuptohet, por edhe keqtrajtohet nga politika e nga shoqëria. Jemi përpara një emergjence familjare, para një emergjence feje, që kompromenton të mirën e përbashkët e shpresën në të ardhmen, denoncon kryeipeshkvi i Madridit, i cili bën thirrje të rikthehet familja në fronin, nga ku është rrëzuar pa të drejtë.







All the contents on this site are copyrighted ©.