Atë Bernardin Palaj “Kah nata e vetme” Fragment i poemthit homonim
kushtue Atë Gjergj Fishtës në natën e vetme 1 ...Ato kumbonë tue rá N’tanë at mraz e n’mâ t’mbramen ditë t’Dhetorit Shpirtin
ia kputne asaj Rozafës Ilire. Disi na u mtiz natyra n’ata t’parë, 5
Si t’ishte kputë dishka nder tajët e saja; Po ashtû shpirti na lshoi, Si t’dilte
zâni se i diq Ora Kombit. Bite kumbona: Gjaku shkote e vîte. Edhè ajo lpé, qi
dirgjej permbí lume, 10 Drinit teposhte, e mbi Vijosë t’pergjakshme, -
Kurr mâ e randë as hijezezë se at ditë — Me ‘i tis t’permortshem bjeshkë e vrrî
i mblote; N’kater anët e Shqypnís E vranët kjo e e lidhun permbi nierz vajtote, 15
Si stalagtitat qi kjason nder shpella. Si i trembun vulgu i vogel, Njaj qi Ty
t’kqyri dishka si ‘i profetë, A si nji orë qi e ruete n’dallka t’jetës, Kobet
e luftës e mraz e shpí harrue, 20 Aty-ktû neper rruga grumbullohej zêmervorfnuemi
aj pa Ty i mjeri tue pershperitë po at fjalë: diq Pater Gjergji! Shtang ngrîhej
nieri e ftyrat bijshin dhé, Dhimben me lot disi tu’ u rrekë t’a shfrejm, 25
Si gúr nder zemra pse ajo fjalë randote; e prap e prap tue pvetun krye per krye, i
thekun n’shpirt gjithkushi fshâte e thote: “Edhe nji diell u fik sot mbi Shqypní! Diq
ormadhi vjerrshtár, po njaj vigani, 30 Qi n’gjuhë Zanash e Orësh aq
shqyp na flitte, Per Atme e Fé kur zêmrat né na i kallte”. Po, ka’ i bjen dielli
anë e kand ktij dheu, Kûdo qi bâte tym nji shpí shqyptare, Nji vorr t’çilun
atë ditë n’truell t’shpís e kishte, 35 Vizak mun n’ballit t’votrës Fishten
dekun. Flamujt nder shtiza u rrxuene! E si ajo bleta, Qi vrumbullisë jasht’
zgjonit, Bramin e jetës kur don kush me i a prishun, Ase nanen mbretneshë ndo
‘i dorë anmike 40 Mbrenda voshtinash strukë don me i a çartun, Qashtû
populli rrâni, i madh e i vogel, Ka’ ajo banesë, kû angthi i jetës Ty t’xûni. Bite
kumbona! Gjaku shkote e vîte; E pse s’na bâhej fjalen me e besue, 45
As s’dojshim na me e ndie, se diq Poeti. Gojë neper gojë persritej fjala e kobit; Krejt
akull bâhej zêmra e jonë e shkreta; Edhè ajo uzdajë e mekët, qi na kotllote, Pse
qandra e zêmres prej uzdajësh po ishte, 50 Andej vorrin po nierin e
percjellin Atje kû Feja n’ gzim t’ pasosun ndrrohet, Ato kumbonë tue rá e fikshin,
krejt e shueshin, Pse dielli e hana dritë per Ty mâ s’bâjshin. E kshtû mâ e
mbramja ditë per Ty u err, 55 Kur n’mal e n’fushë s’çilë lule as zog
s’kndon, Por dielli xânë e majet gjithkund xânë, E luftat n’kambë, Poet, prej
nesh Ti u dave. Si atë diten e Shna Ndout, kur n’sŷ t’shtatë krajlavet Lidhë
per atë shêj shelbimit i lír perhidhej 60 Mbas qinda vjetësh aj flamur
kuq e zí, E Ti Murgu, n’dritore dejë prej gzimit, Nji valle e kndojshe, kurr
mos me e harrue, Pse shoqen mâ s’i a ndien toka shqyptare. 65 Kurrkujë
s’i çohet e aq mâ pak Poetit! [.....] 19411 Nata e parë që i vdekuri
shkon në varr quhet ndër Malësorë “nata e vetme'.