2012-12-27 16:27:36

Vijojnë tmerret në Siri, tensionet në Bangui e atmosfera e vdekjes në Nigeri. Kisha është në mes të njerëzve, që vuajnë


Kufomat e copëtuara të 27 fëmijëve, e tmerruan dje mbarë Sirinë ku, që nga fillimi i revoltës kundër regjimit të Asadit, numri i të vdekurve ka arritur në 45 mijë vetë. Ndërmjet tyre, 31 mijë civilë. E sikur të mos mjaftonte kjo, mbi vendin po endet fantazma e armëve kimike, ndërsa në Damask, me Asadin takohet i dërguari i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe, Brahimi e disa përfaqësues të regjimit nisen për në Rusi. Po opozita siriane njofton se nuk e pranon rrugëzgjidhjen e propozuar nga Brahimi. Pas 21 muajsh konflikti e më se 45 mijë viktimash, zgjidhja politike duket ende e largët.
Kardinali Sarah flet në mikrofonin e Radio Vatikanit për veprimtarinë konkrete të Kishës, duke nisur nga roli i Papës:

“Benedikti XVI e vizitoi personalisht Libanin në shtator, duke vijuar ta ndjekë me vëmendje situatën në të gjithë zonën, duke u lutur e duke bërë disa herë thirrje që paqja të rikthehet sa më parë në Siri. Na kujtoi përsëri për Krishtlindje, Ati i Shenjtë, duke i shprehur gjithë afërsinë e tij shpirtërore popullsisë, përballë një konflikti, që krijon rrezikun të shkatërrojë ekulibrin delikat në rajon e në botë. Ndërkaq Kisha është gjithnjë më pranë njerëzve që vuajnë, me lutje e ndihma konkrete”.

Nuk ka paqe as në Afrikën qëndrore, ku rebelët e Selekës (Aleancës) i drejtuan një ultimatum qeverisë, në klimën e tensionit në rritje në Bangui, duke njoftuar se “beteja, që pritej, nuk do të bëhet, sepse qeveria tashmë e ka humbur kontrollin mbi vendin”- njoftimi vjen nga një komunikatë shtypi e koalicionit kryengritës të Selekës (Alenacës), që u kërkon forcave të mbrojtjes e të sigurisë, besnike të presidenetit François Bozizé, të ulin armët”.

Nga Afrika qendrore, në Nigeri, ku arrin në 12 numri i të vdekurve, pas sulmeve terroriste kundër kishave në ditën e Krishtlindjes.
Kujtojmë se ditën e Solemnitetit u sulmuan dy kisha në veri të Nigerisë e jo një, siç mendohej në çastet e para pas masakrës së re. E numri i viktimave të intolerancës fetare në vendin afrikan, arriti në 12 vetë.
Sulmi i parë ishte ai kundër Kishës së Krishtit në Nations të Postikumit, në provincën e Jobes. Një grup i armatosur hapi zjarr, duke vrarë gjashtë besimtarë, ndërmjet të cilëve, edhe pastorin protestant e duke i kallur flakën ndërtesës së kultit. Më pas, një grup tjetër ekstremist sulmoi First Baptist Church, në Maiduguri, shteti i Bornos: humbën jetën një diakon e pesë besimtarë. Terrorizmi islamik vijon për të tretin vit me radhë të godasë edhe në Ditën e Krishtlindes. Ndërsa në Nigeri mungon plotësisht vullneti politik për ta mbrojtur bashkësinë e krishterë e me të, edhe shtetin e së drejtës. Fenomen i urryer, ky i terrorizmit, të cilit i sigurohen mundësitë për të masakruar njerëz të pafajshëm, edhe me bashkëfajësinë e ushtrisë e të institucioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.