Udha e mbarë se t’erdhi ora me u kthye prap në Vatikan, ç’po
na dridhet zemra e dora tash që del prej vendit tand.. Nuk ke
faj Meshar’i Gjonit jashtë të nxori historia, fjalët Tueja si
ujë kronit
nuk i donte osmanllia. E prandej mergimin ndoqe dole
tej Adriatiku, me u rradhitë me shokë e shoqe
n’Vatikan ku
s’ish rreziku. Udha e mbarë “Fryt-madhi” Gegë, s’ke ma leje, veç
nji muej, e dij, malli ka me t’djegë
mor per tokë e mal e
ujë,
n’pesqind vjet loti t’asht pjekë tue ndej larg me vllazen
Tuej. Por me shpresë se permbas sodit
ktu lirija do t’marrë
shndet,
kà m’u zbutë kjo qenje e Zotit
e me t’mbajtë në
gjij të vet,.. Udha e mbarë “Liber ngallnjyes”, ke marrë vlerë
n’gjithë boten mbarë, mos harro, kushdo të pyesë thuej Meshàr,
un jam shqiptar.