Ndjeti i përgjithshëm dhe misionar i lutjes për Janarin 2013
Faqet e kalendarit të vitit 2012 u shfletuan ditë për ditë, shoqëruar edhe me ndjetet
e lutjes së besimtarëve katolikë në mbarë botën. Ndjete të Kishës universale, të Papës,
e ndjete personale, që kanë të bëjnë me jetën e mbarë njerëzimit, herë të shqetë e
herë të mbushur me të papritura të gëzuara. Tani kemi në dorë një kalendar të ri,
të hapur në faqen e parë, në muajin janar. Fillon viti i ri 2013! Të mos të harrojmë,
është edhe Viti i Fesë. Na e kujton Benedikti XVI në ndjetin e përgjithshëm të lutjes
për muajin e parë të tij, duke na ftuar të lutemi “që në këtë Vit të Fesë, të
krishterët të thellohen në njohjen e misterit të Krishtit e ta dëshmojnë me gëzim
dhuratën e besimit në Të”. Ndërsa ndjeti misionar i Papës Ratcinger është ftesë
drejtuar besimtarëve të luten, “që bashkësitë e krishtera të Lindjes së Mesme, shpesh
të diskriminuara, të marrin nga Shpirti Shenjt forcën e besnikërisë e të durimit”.