2012-12-27 17:37:10

Liturgjia e Fjalës së Zotit e festës së Familjes së Shenjtë të Nazaretit


Në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të Liturgjisë Hyjnore të së dielës, këtë herë do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të festës së Familjes së Shenjtë të Nazaretit, familjes së Jezusit, Marisë e Jozefit.
Sigurisht që kjo është një familje e veçantë, por ajo ka ende shumë për të na thënë e për të na ofruar si neve personalisht, e po kështu edhe familjeve të kohës sonë. Prindërit e fëmijët sot kërkojnë dritë e forcë nga familja e Nazaretit për t’iu përgjigjur përherë e më mirë planeve të Hyjit e dëshirave të zemrës.
Kështu, kremtojmë festën e Familjes së Shenjtë, model virtytesh e të dashurisë së vërtetë për të gjitha familjet. Megjithë se nuk arrijnë ta kuptojnë plotësisht e deri në fund misterin e Foshnjës që Zoti u ka besuar, Jozefi e Maria kanë besim në Hyjin e në realizimin e premtimeve hyjnore të shëlbimit, paralajmëruar etërve qysh në kohën e profetëve.
Në kundrimin e familjes së Jezusit, leximet biblike të kësaj së diele e orientojnë vëmendjen tonë ndaj misterit të të Birit, duke treguar në mënyrë të ndryshme se si ky realitet është i rëndësishëm për të kuptuar marrëdhëniet tona me Zotin.
Shembulli i Familjes së Shenjtë, na kujton se të gjithë, jemi të thirrur të bëjmë pjesë në familjen universale të Hyjit Atë e, se të gjithë njerëzit, janë anëtarë të kësaj vatre që është gurrë e pashtershme dashurie e vëllazërimi.
Familja është në qendër të mendimit të Zotit, e këndej në qendër të botës, së krijuar nga Zoti. Këtë na tregon shumë mirë tregimi biblik mbi krijimin. Zoti don që familja të karakterizohet, të shquhet nga një dashuri e vetme dhe e përbashkët: kjo është një nevojë dhe domosdoshmëri për respektimin e dinjitetit të qiftit të martuar, burrit e gruas dhe për respektimin e dinjitetit të fëmijëve. Familja, sipas Biblës, është dhe duhet të jetë pasqyrë besnike e fytyrës së Zotit Dashuri.
Liturgjia e Fjalës së Zotit

Leximi i parë 1 Sam 1, 20-22.24-28

Ana, shumë vite pa fëmijë, është e ndërgjegjshme se Samueli iu dhurua nga Zoti si përgjigje e lutjes së saj. Për këtë së bashku me burrin shkon për të kushtuar të birin në shërbim të tempullit. Çdo fëmijë është një dhuratë e Hyjit.

Lexim prej Librit të parë të Samuelit

Brenda vitit, Ana mbeti shtatzënë e lindi një djalë dhe ia ngjiti emrin Samuel, sepse ia kishte lypur me uratë Zotit. Elkana me mbarë familjen e vet shkoi për t'i kushtuar Zotit flinë vjetore dhe për ta kryer kushtin e vet. Ana nuk shkoi. Ajo i tha burrit té vet: “Unë nuk do të vij derisa të vijë koha ta ndaj djalin prej gjiri. Atëherë do ta paraqes te Zoti dhe do ta lë aty përgjithmonë.” Pasi e ndau nga gjiri, mori me vete djalin, një mëzat tre vjetësh, dy koshiqe miell e një rrëshiq me verë dhe e çoi djalin në Silo në Shtëpinë e Zotit. Fëmija ishte ende shumë i njomë. E flijuan mëzatin dhe djalin e paraqitën te Heliu.
Atëherë Ana i tha: “Më dëgjo, imzot. Pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati qëndruar këtu pranë teje duke iu lutur Zotit. U Iuta për këtë fëmijë dhe Zoti ma plotësoi uratën time për çka iu luta. Prandaj edhe unë po e jap në shërbim të Zotit; për sa të jetë gjallë, i dhurohet Zotit.” Dhe adhuruan Zotin. Kështu brenda vitit Ana mbeti shtatëzënë e lindi një djalë dhe ia ngjiti emrin Samuel, sepse ia kishte lypur me uratë Zotit. Elkana me mbarë familjen e vet shkoi për t'i kushtuar Zotit flinë vjetore dhe për ta kryer kushtin e vet. Ana nuk shkoi. Ajo i tha burrit té vet: “Unë nuk do té vij derisa té vijë koha ta ndaj djalin prej gjiri. Atëherë do ta paraqes te Zoti dhe do ta lë aty përgjithmonë”.
Pasi e ndau nga gjiri, mori me vete djalin, një mëzat tre vjetésh, dy koshiqe miell e nje rrëshiq me verë dhe e çoi djalin në Silo né Shtëpinë e Zotit. Fëmija ishte ende shumë i njomë. E flijuan mëzatin dhe djalin e paragitën te Heliu. Atëherë Ana i tha: “Më dëgjo, imzot. Pasha jetën tënde, unë jam ajo gruaja që pati qëndruar këtu pranë teje duke iu lutur Zotit. U luta për këtë fëmijë dhe Zoti ma plotësoi uratën time për çka iu luta. Prandaj edhe unë po e jap në shërbim të Zotit; për sa të jetë gjallë, i dhurohet Zotit”. Dhe adhuruan Zotin.
Fjala e Zotit.

Psalmi 84

Jetë dhe bekim mbi shtëpinë që e druan Zotin
----------
Lum njeriu që e druan Zotin,
që ecën udhëve të tija!
Do të ushqehesh prej punës së duarve të tua, i lumi ti, mirë do të kalosh.
----------
Gruaja jote: vresht plot fruta
në dhomat e shtëpisë sate;
djemtë e tu: pinjoj ulliri
përreth tryezës sate!
----------
Ja, se si bekohet njeriu
që e druan Zotin!
Të bekoftë Zoti prej Sionit,
e pafsh lumturinë e Jeruzalemit
në të gjitha ditët e jetës sate.
----------

Leximi i dytë 1 Gjon 3, 1-2. 21-24

Përtej familjes së shenjtë të formuar nga Jezusi, Jozefi dhe Maria është një familje më e madhe hyjnore: Hyji është Ati, Biri është i parëlinduri i një shumice vëllezërish që Shpirti Shenjt i bashkon në besim dhe mirësi.

Lexim prej Letrës së parë të Gjonit

Shikoni ç’dashuri të madhe na dhuroi Ati sa që quhemi bijtë e Hyjit edhe jemi! Bota nuk na njeh sepse nuk e njeh Atë. Të dashur, tani jemi fëmijët e Hyjit, por çka do të jemi ende nuk u zbulua. Kaq dimë: kur të shfaqet do të bëhemi të ngjashëm me Të, sepse do ta shohim ashtu siç është.
Fort të dashur! Nëse zemra nuk na padit, mund të shkojmë me guxim te Hyji dhe çkado që kërkojmë, prej Tij e marrim, sepse i mbajmë urdhërimet e Tija dhe bëjmë çka Atij i pëlqen. Ky është urdhri i Tij: që të besojmë në Emrin e Birit të Tij – në Jezu Krishtin dhe ta duam njëri-tjetrin, si Ai na urdhëroi. Kush i mban urdhërimet e Tija, mbetet në Hyjin dhe Hyji në të. Me këtë e dimë se Ai mbetet në ne: me anë të Shpirtit që na e ka dhënë.
Fjala e Zotit.

† Ungjilli Lk 2, 41-52

Mes dijetarësh të tempullit shfaqet për herë të parë “misteri i Jezusit”. Maria, e ëma, është e tronditur nga humbja e Jezusit dhe mbetet e mahnitur nga përgjigjja e Jezusit. Rrugët e Hyjit nuk janë tonat dhe ndonjëherë na habitin. Jezusi kthehet në Nazaret dhe për 18 vjet jeton nën kujdesin e prindërve.

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Lukës

Prindërit e Jezusit për çdo vit shkonin në Jerusalem për të kremten e Pashkëve. Kur Jezusi i mbushi të dymbëdhjetat, u ngjitën sipas dokes së festës. Si kaluan ato ditë, ata u kthyen, kurse Jezusi ende fëmijë, u ndal në Jerusalem pa dijen e prindërve të vet. Duke qenë të bindur se është me turmën, ecën ashtu një ditë rrugë e atëherë zunë ta kërkojnë ndër kushërinj e të njohur. Pasi nuk e gjetën, u kthyen në Jerusalem për ta kërkuar.
Pas tri ditësh e gjetën në Tempull mes dijetarësh duke i dëgjuar ata dhe duke u bërë pyetje. Të gjithë ata që e dëgjonin, i mrekullonte dija dhe përgjigjet e tija. Kur e panë, u çuditën dhe e ëma i tha: “Ç’na bëre kështu, o bir? Ja, yt atë dhe unë të kërkuam plot pikëllim!” Ai u përgjigji: “Po, pse më kërkuat? A nuk e dinit se më duhet të merrem me punët e Atit tim?” Por ata nuk kuptuan çka deshi t’u thotë.
Atëherë Jezusi u kthye me ta, erdhi në Nazaret dhe i dëgjonte. E ëma i ruante me kujdes në zemër të gjitha këto ngjarje. Ndërkaq Jezusi përparonte në dije, në moshë e në hir para Hyjit e para njerëzve.
Fjala e Zotit.

Më tepër mbi d leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Zotit të festës së Familjes së Shenjtë mund të dëgjoni këtu….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.