2012-12-26 15:30:29

Në Nigeri, gjashtë të krishterë vriten në një Kishë në veri të vendit.


Sot, Shën Shtjefnit, dëshmitar i parë i Krishtit, Kishës iu shtuan gjatë dëshmitarë të rinj, nga Nigeria e largët, e martirizuar, e kujtuar me shqetësim e dashuri nga Papa në mesazhin e djeshëm ‘Urbi et Orbi’- Romës e Botës:“Lindja e Krishtit ndihmoftë për kthimin e … harmonisë në Nigeri, ku atentate mizore terroriste vijojnë të shkaktojnë viktima, posaçërisht ndër të krishterët”, janë fjalët e Bnediktit XVI.
Ndërsa Papa kremtonte në Bazilikën e Shën Pjetrit, Natën e Krishtlindjes, Kisha e Perit, në shtetin e Jobes, në veri të vendit, u sulmua. Pasojat, gjashtë të vrarë. Ndërmjet tyre, meshtari. E Kisha në flakë.

Krishlindje tjetër e përgjakshme, kjo, për të krishterët e Nigerisë. Një grup njerëzish të armatosr hyri në mesnatë në Kishën e Perit, fshat pak kilometra larg Potiskumit, kryeqytet ekonomik i shtetit verior të Jobes. Gjashtë viktima, ndërmjet besimtarëve, të pranishëm në Meshën e Mesnatës. Viktimë, edhe meshtari, që kremtonte në eleterin e Kishës së vogël, lindjen e Zotit. Autorët e këtij krimi të ri besohet të jenë fanatikët e Boko Haram, grup islamist, që e përdor dhunën me qëllime politike e që, pikërisht për këtë arsye, i ka shpallur luftë bashkësisë së krishterë.
Në Krishtlindjen e vitit të kaluar, terroristët e Boko Haram ishin autorë të një atentati gjakatar kundër disa kishave nigeriane. E atentate të tilla nuk munguan as sivjet. Zona e Potiskumit është me shumicë myslimane, por edhe të krishterët formojnë një bashkësi të fortë, që nuk e ka aspak ndër mend të largohet nga vatrat e nga Kishat e veta.







All the contents on this site are copyrighted ©.