Efrem Siriaku: “Maria” Hyji erdhi në Të, E u bë shërbëtor. Në Të erdhi
Fjala, E heshti në kraharorin e Saj. Erdh bubullima në Të, Pa zhurmë, pa
bujë. Bariu erdhi në Të E lindi qengji E qau në prehër të Saj. E kështu
kraharori i Marisë Rolet përmbysi. Ai që gjithçka e krijoi, Gjithçka e mori
në duar Në duart që s’kishin asgjë Në duart që kishin gjithçka. I Tejetlarti
erdhi në Të, Erdh’ i përvujtë. Drita erdhi në Të, Veshur si varfanjak. Ai
që jetës i jep jetë, Pati uri. Ai që është gurra e vërtetë, Etje pati të
pashuar. Doli prej Saj krejt i zhveshur, Ai që botët i vesh n’ bukuri.