“Varfanjakut të Betlehemit” iu kushtua lutja e shkruar me rastin e Krishtlindjes nga
kardinali Angelo Komastri: O Zot, në sa koha i shkatërron të gjitha shpresat, e
vetmja shpresë mbetesh Ti! Në sa shekuj e shekuj me mijëra kalojnë
e zhduken, Ti mbetesh përherë i ri. Ti ruan freskinë e lules e
të gurrës së acartë. Në sa pasuritë gjithnjë më shumë zbulojnë një
fytyrë që gënjen e grimcohet, Ti prap na mahnit, na josh përsëri veç
me varfërinë e Betlehemit. O Zot, lodhur janë fjalët, premtimet
vijojnë të përsëriten e të kundërshtojnë vetveten pambarim. Po
flakëza e shpresës në shpirt nuk na shuhet, etja për dritë rilind pambarim; e
pritja lulëzon përsëri. Presim diçka, presim Dikë. Të presim Ty,
o Foshnje e varfër e Betlehemit, je ti përgjigja që në shpirtin tonë jehon, Ferishte
e Betlehemit, je pasuria që ne s’e kuptojmë, Ti, varfanjak i Betlehemit, je
paqja që aq fort na mungon. O Zot, i lindur në Betlehem, qytet
i varfërisë e i vogëlsisë sonë, vrapojmë pranë Marisë, të të shikojmë
me sy, të të duam me zemër, për të qenë, më në fund, me Ty, të
lum, o Varfanjak i Betlehemit, se vetëm Ti mund të na dhurosh, një
rreze drite në errësirën tonë. Amen.