2012-12-23 14:06:03

Shenjtorët e Javës


E diel 23 dhjetor Kisha katolike kremton të dielën e 4-të dhe të fundit të kohës liturgjike të Ardhjes, që na përgatit shpirtërisht për festën e Krishtlindjes. Po më 23 dhjetor kalendari përkujton edhe shën Gjonin e Ketit, meshtar, që na kujton thirrjen e psalmistit: ‘Ta ngrejmë lart kokën, shpëtimi ynë është afër!’.
Pritja e Lindjes së Jezu Krishtit tashmë është tek porta. Tre udhëheqës të mëdhenjë na ndihmojnë të përgatitemi për ta pritur në zemra tona Shpëtimtarin Hyjnor: Izaia profet, Gjon Pagëzuesi, e sot, Maria e Nazaretit.
Të hënën që vjen më 24 dhjetor bie Nata e Shenjtë e Krishtlindjes. Kalendari kishtar përkujton edhe shën Tarsilën, virgjër romake e shën Irmën, abatesh.
Të martën më 25 dhjetor Kisha katolike kremton solemnitetin e Lindjes së Jezu Krishtit, Zot e Shëlbues. Festa e Krishtlindjes na kujton edhe njëherë dashurinë e pakufishme të Emanuelit, Zotit me ne. Hyji mishërohet për shpëtimin tonë njerëzor.
Të mërkurën më 26 dhjetor, kalendari përkujton shën Shtjefnin, martirin e parë të krishterimit dhe Shën Dionisin papë.
Të enjten më 27 dhjetor kalendari kujton shën Gjonin, apostull e ungjilltar dhe shën Fabiolën vejushë romake, nxënëse e shën Jeronimit.
Të premten më 28 dhjetor kalendari përkujton Fëmijët e pafajshëm, martirë, të mbytur nga Herodi, në përpjekjen për të zhdukur Krishtin Fëmijë.
Të shtunën më 29 dhjetor, bie përkujtimi i shën Tomës Beket, ipeshkëv i Kanterbërit .
Të dielën e ardhshme më 30 dhjetor, Kisha katolike do të kremtojë të festën e Familjes së Shenjtë të Jezusit, Marisë e Jozefit. Familja e krishterë, kur e jeton dashurinë si bashkim e shërbim, si dhuratë reciproke, si bashkëpunim me të gjithë, përmes kthimit të vazhdueshëm në rrugën e Zotit, e ndihmuar nga Hiri Hyjnor, reflekton në botë shkëlqimin e Krishtit dhe bukurinë e Trinisë Hyjnore







All the contents on this site are copyrighted ©.