2012-12-20 15:50:15

Kosovë: Presidentja Jahjaga priti ipeshkvin imzot Dodë Gjergji


Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti sot në një takim në Prishtinë ipeshkvin e Kishës katolike të Kosovës, imzot Dodë Gjergjin, së bashku me bashkëpunëtorë të tij. Imzot Gjergji e falënderoi Presidenten Jahjaga për përkrahjen që i ka dhënë komunitetit katolik në Kosovë dhe vlerësoi punën e saj si faktor uniteti i popullit në Kosovë. Duke i uruar Presidentes Festën e Krishtlindjes, imzot Dodë Gjergji e informoi atë për gjithë angazhimet dhe aktivitetet e Kishës katolike të vendit. Ipeshkvi i Kosovës u interesua edhe procedimin e Ligjit për bashkësitë fetare në Kosovë. Presidentja Jahjaga tha se Festa e Krishtlindjes është festë e paqes, e respektit dhe dashurisë mes njerëzve dhe uroi ipeshkvin katolikë imzot Gjergji në prag të kësaj feste. Ajo tha se Kisha Katolikë në Kosovë ka luajtur rol të rëndësishëm së bashku me të gjitha bashkësitë tjera fetare dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes e të kultivimit të diversitetit dhe të tolerancës fetare në vend./nga kosovasot/







All the contents on this site are copyrighted ©.