2012-12-20 14:24:17

Benedikti XVI shpall dekretin mbi ‘virtytet’ heroike të Palit VI


Papa Jozef Ratcinger firmosi sot dekretin që njeh virytet heroike të Papës Palit VI.Giovanni Battista Montini shpallet kështu i ‘ nderuar’ e do të mund të bëhet i ‘lum’ nëse do të njihet një mrekulli e ndodhur përmes ndërmjetësimit të tij. Firmosja e dekretit të sotëm nga Benedikti XVI është një tjetër hap përpara drejt çështjes së lumturimit të këtij Pape. Kujtojmë se Pali VI ka lindur në Concesio (Itali) më 26 shtator 1897 e ka vdekur në Kastelgandolfo (Itali) më 6 gusht 1978.
Gjatë audiencës së sotme me Prefektin e Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinalin Angelo Amato, Papa Ratcinger i njohu, me fjalë tjera i pranoi, tetë mrekulli të reja dhe martirizimin e shumë priftërinjve, motrave rregulltare e laikëve të krishterë që kanë vdekur gjatë Luftës Civile spanjolle.







All the contents on this site are copyrighted ©.