2012-12-19 15:14:16

Papa pranon dorëheqjen e Patrikut kalde, Emanuel III Deli


Papa pranoi dorëheqjen për arsye moshe, të kardinalit Emanuel III Deli nga detyra e Patrikut të Babilonisë së Kaldejve në Irak dhe thirri në Romë, për datën 28 janar 2013, Sinodin e Ipeshkvijve të asaj Kishe, që duhet të zgjedhë patrikun e ri. Sinodi do të kryesohet nga prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore, kardinali Leonardo Sandri. Deri në zgjedhjen e kreut të ri, Kisha e Kaldejve do të administrohet nga ipeshkvi i Kuries, Zhak Ishak, sekretar i Sinodit të Ipeshkvijve.
Kardinali Emanuel III Deli, lindur para 85 vjetësh në Telkaif të Irakut, u zgjodh patrik më 3 dhjetor 2003. Papa Benedikti XVI e krijoi kardinal më 24 nëntor 2007.








All the contents on this site are copyrighted ©.