2012-12-18 15:24:14

Siri: zgjedhjet Patriku i ri i Kishës greko-ortodokse siriane


Youhanna al Yaziji është zgjedhur dje Patrik i ri i Kishës greko-ortodokse të Sirisë, së cilës i përket pjesa më e madhe e të krishterëve sirianë. Patriku i ri është pasardhës i Ignazio IV Hazim, që ndërroi jetë më 5 dhjetorin e kaluar në moshën 91 vjeç.
Youhanna al Yaziji, që merr titullin e Patrikut të Antiokisë e të mbarë Lindjes, ka lindur në vitit 1955 në Lataki. Studimet i ka bërë në fakultetin e Teologjisë pranë universitetit Balamand të Damaskut, ku ishte përgjegjës nga viti 2001 deri më 2005.
Kisha greko-ortodokse e Sirisë ka afër një milionë besimtarë nga 1,8 milion të krishterësh që janë gjithsejtë në mbarë Vendin. Një bashkësi, udhëheqësit e së cilës, gjatë konfliktit atkual, kanë qenë e janë të përmbajtur ndaj revoltës që po vazhdon në Siri.







All the contents on this site are copyrighted ©.