Në kuadër të festës së madhe të Krishtlindjes, në sheshin para Kishës Katedrale e
‘Lumja Nënë Terezë’, në Prishtinë, undezën dritat e Pemës së Krishtlindjes.
Ceremonia e ndezjes së dritave u bë nga ipeshkvi i Kishës katolike të Kosovës, imzot
Dodë Gjergji në ora 19.00. Kështu edhe kryeqyteti i Kosovës ka njërin ndër simbolet
më të njohura të Krishtlindjes e të festave të fundvitit, Pemën me Dritën e saj kuptimplote.
Më hollësisht të ndjekim intervistën tonë me Vikarin e Përgjithshëm të Kishës katolike
kosovare, don Lush Gjergjin...