2012-12-17 16:02:38

Kosova e Italia bashkëpunim në fushën juridike


Zëvendës kryeministri kosovar dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka zhvilluar sot një takim me Ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Michele Giffoni, i cili prezantoi draft-marrëveshjet përfundimtare në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, të cilat në nivel të dy grupeve të ekspertëve janë finalizuar dhe përafruar në muajin shtator.
Qeveria e Republikës së Italisë ka dhënë pëlqimin për t'u proceduar më tej për nënshkrim në përkim me dispozitat ligjore të Shtetit italian, pasi janë përgatitur nga Ministria e Drejtësisë e Kosovës dhe ajo e Italisë. Këto Marrëveshje pritet shumë shpejt të nënshkruhen nga dy ministrat e Drejtësisë dhe pas kësaj të hyjnë në fuqi, njofton Ministria kosovare.
Në këtë takim, gjithashtu u diskutua për sundimin e ligjit, ku të dy bashkëbiseduesit u pajtuan që sundimi i ligjit duhet të jetë sa me efikas dhe ky efikasitet të ketë ndikim shumëdimensional, sidomos në tërheqjen dhe ruajtjen e investimeve të huaja. Ministri Kuçi premtoi që do të përdoren të gjithë mekanizmat ligjorë dhe institucionalë për ta bërë sa me efikas sundimin e ligjit.
Bashkëbiseduesit u pajtuan në thellimin e bashkëpunimit edhe në çështje tjera, bashkëpunim, i cili sipas tyre, tani gjendet në fazë të avancuar në nivel të dy vendeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.