2012-12-15 12:27:46

Pema e Krishtlindjes ndriçon Tiranën


Për të dytin vit radhazi, Kreu i Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë Basha ka përzgjedhur ndezjen e Pemës së Krishtlindjes e të Vitit të Ri, si shenjë simbolike të nisjes së festimeve në qytetin e Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku me bashkëshorten e vajzën e tij i janë bashkuar dhjetëra fëmijëve të kryeqytetit të Shqipërisë, në ceremoninë e ndezjes së pemës së Vitit të Ri më 12 dhjetor. Për të dytin vit radhazi, Kreu i Bashkisë së Tiranës ka përzgjedhur ndezjen e Pemës së Krishtlindjes e të Vitit të Ri, si shenjë simbolike të nisjes së festimeve në kryeqytetin e Vendit, që këtë vit ka Pemën më të lartë të vendosur ndonjëherë, 22 metra. Përveç bulevardit “Dëshmorët e Kombit” e sheshit “Skënderbej”, dekori i festave të fund - vitit është shtrirë në rrugë kryesore të kryeqytetit. 1500 shtylla në të gjithë qytetin do të vishen me dekorin e dritave, ku pjesa më e madhe aktualisht kanë përfunduar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës ka shprehur bindjen se gjatë vitit 2013, shumë projekte të rëndësishme që do të përmirësojnë cilësinë e jetës do të nisin apo përfundojnë në qytet.







All the contents on this site are copyrighted ©.