2012-12-13 15:27:34

Sekretari i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve mbi ipeshkvin kinez, imzot Ma Daqin


Sekretari i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, imzot Savio Hon Tai-Fai i përgjigjet vendimit të së ashtuquajturës Konferencë të Ipeshkvijve Katolike të Kinës (komuniste) dhe Shoqatës Katolike Patriotike Kineze për të mos e njohur detyrën baritore të ipeshkvit të Shangait, imzot Tadeush Ma Daqin.
Katër, pikat kryesore të prononcimit të tij: së pari, ipeshkvin e cakton në detyrë Papa e jo ndonjë shoqatë patriotike kineze, e cila as që njihet nga Selia e Shenjtë; së dyti, vetë ipeshkvi është treguar besnik si ndaj Kishës Katolike, ashtu edhe ndaj atdheut te vet; së treti, Kongregatës i kanë ardhur me mijëra mesazhe nga të gjithë besimtarët e botës, në mbështetje të ipeshkvit të Shangait e; së katërti, Sekretari i Propaganda Fide-s kërkon një lutje për imzot Ma Daqin gjatë kremtimit eukaristik në çdo kishë katolike.







All the contents on this site are copyrighted ©.