2012-12-13 15:31:31

Kardinali Sandri në Irak: të shtunën përurohet katedralja siro-katolike e Bagdadit


Kardinali Leonardo Sandri, prefekt i Kongregatës për Kishat Lindore u nis sot për në Bagdad, ku të shtunën, më 15 dhjetor, do të kryesojë meshën e përurimit të katedrales së restauruar siro-katolike, kushtuar Zojës së Ndihmës së Përhershme. Kujtojmë se këtu, në një masakër të kryer nga Al Kaeda më 31 tetor 2010, humbën jetën 50 besimtarë e dy meshtarë. Prelati do të çojë afërsinë e lutjet e Papës për bashkësinë e krishterë irakiane.







All the contents on this site are copyrighted ©.