2012-12-12 14:15:56

Tweet-i i parë i Papës: me gëzim lidhem me ju në Twitter. Më se një milion, ndjekësit.


Të dashur miq, me gëzim lidhem me ju në Twitter. Faleminderit për përgjigjen tuaj fisnike. Ju bekoj me gjithë zemër”. Ky është tweet-i i parë i Papës, që zgjodhi emrin “@pontifex”. U realizua sot nga vetë Ati i Shenjtë në përfundim të audiencës së përgjithshme. Ndërkaq njoftohet se numri i ndjekësve, në faqen tetëgjuhëshe papnore, e ka kaluar milionin. Faqja e internetit “@pontifex” u hap të hënën e kaluar, më 3 dhjetor, gjatë një konference shtypi në Sallën vatikanase të Shtypit, në praninë e gazetarëve të mbarë botës. Tweet-i i parë i Papës u ripropozua mijëra herë, që në çastet e para të dukjes së tij. Sot do të mund të ndiqen edhe tre tweet-e të tjera të Papës, që do t’i përgjigjen pyetjeve drejtuar Benediktit XVI përmes #askpontifex.







All the contents on this site are copyrighted ©.