2012-12-11 15:02:24

Ipeshkvijtë katolikë të Azisë të mbledhur në Vietnam për t’iu përgjigjur sfidave të shekullarizimit e të globalizimit.


“Përgjigje ndaj sfidave të Azisë”. Kjo është tema e Asamblesë së dhjetë plenare të Kishës katolike aziatike, që filloi dje punimet në dioqezën e Xuan Loc në Vietnam, që mbahet përherë të parë në të Vend, me rastin e 40-të vjetorit të themelimit të Federatës së Konferencave ipeshkvnore katolike aziatike (Fabc). Një përvjetor i rëndësishëm që karakterizohet edhe prania e një të dërguari të veçantë të Papës në personin e imzot Gaudencio Rosales, ish kryeipeshkëv i Manilës.
E kujtojmë se sot janë 19 Kisha brenda kontinentin aziatik anëtare të Federatës, pastaj janë 9 Kisha tjera pjesëtare të kësaj Federate, tri dioqeza (Hong Kong e Makao në Kinë dhe Novosibirsk në Rusi) dhe 6 Vende (Kirgizì, Turkmenì, Uzbekistan, Mongoli e Nepal), që nuk kanë Konferenca të veta ipeshkvnore. Pra kemi të bëjmë me një larmi të jashtëzakonshme të popujve dhe të Shteteve, ku të krishterët jetojnë së bashku me njerëz të shumë feve të ndryshme, e ku në përgjithësi, katolikë janë një pakicë e vogël.
Asambleja e Kishës aziatike do të zhvillojë punimet deri më datë 16 dhjetor dhe ka në program disa argumente të rëndësishme, posaçërisht ai i misionit të Kishës në Azi për një ungjillëzimin e ri, e ky para sfidave si laicizmi apo shekullarizimi i shoqërisë dhe globalizimi. Në punimet e kësaj Asambleje janë të pranishëm edhe afër një qind delegatë tjerë të Konferencave të ndryshme ipeshkvnore, teologë e liderë të feve tjera.







All the contents on this site are copyrighted ©.